Telegrafi

Belgjika fiton me lehtësi ndaj Kazakistanit në kualifikimet për Euro 2020

Belgjika e ka mposhtur Kazakistanin në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 pe rezultat 0-2.

Golin e parë për ‘Djajtë e Kuq’ e realizoi Michy Batshuayi në minutën e 21-të nga asistimi që i bëri Denis Praet.

Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale të belgëve, ndërsa e dyta kishte të njëjtën ritëm.

Me të filluar 45 minutësh i dytë, Belgjika arriti ta dyfishonte epërsinë me anë të Thomas Meunier (53’) që u shërbye mjaftë mirë nga Eden Hazard.

Belgët kishin edhe disa shanse të mira që të shënonin gol, mirëpo Christian Benteke dhe Dries Mertens i shpërdoruan rastet në fund të ndeshjes.

Belgjika është lider i Grupit I me 24 pikë, të ndjekur pas nga Rusia me 18, Qipro me dhjetë, Kazakistani me shtatë, Skocia me gjashtë dhe San Marino pa pikë. /Telegrafi/