Belgjika ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore me Zvicrën me rezultat 2-1.
Në pjesën e parë zvicranët ishin më të mirë, pasi përveç golit kishin edhe raste tjera.
Në minutën e 12-të Admir Mehmedi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes belge, duke quar topin në rrjetë për 1-0.
https://twitter.com/noobfcb/status/1326615754259771392
I njëjti futbollist kishte rast të mirë edhe në minutën e 28-të, por Simon Mignolet ishte në vend.
Në pjesën e dytë belgët u këndellën dhe gjetën shpejt golin e barazimit, që në minutën e 49-të.
Michy Batshuayi mori një pasim të bukur dhe me një goditje të saktë shënoi për 1-1.
https://twitter.com/noobfcb/status/1326629092209418243
Në minutën e 70-të Belgjika kaloi në epërsi, ku Batshuayi shënoi golin e dytë, pas një pranimi të bukur në zonë dhe një goditje me kthim.
https://twitter.com/noobfcb/status/1326635612519231490
I njëjtë ishte afër të kompletonte het-trikun, por që fati nuk ishte më të.
Përveç Mehmedit që shënoi në këtë ndeshje luajtën edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që zëvendësuan njëri tjetrin. /Telegrafi/