Belgjika ka triumfuar në takimin e fundit të grupit E, e cila gjë ka bërë që belgët të kalojnë fazën grupore të Euro 206, ndërsa suedezët do të rikthehen në shtëpi.
Belgët kanë triumfuar në stadiumin Allianz Riviera kundër Suedisë me rezultat 1:0, ku golin e vetëm e realizoi Radja Nainggolan.
Megjithëse e kërkuan më shumë golin suedezët, këtë nuk ia arritën shkaku i portierit bel;g, Thibaut Courtois, transmeton Telegrafi.
Dy rastet që vlen të përmendën në 45 minutshin e parë nuk i shfrytëzoi sulmuesi, Marcus Berg (5’, 26’), ndërsa në anën tjetër Thomas Meunier në sekondat e fundit nuk arriti ta kalonte në epërsi kombëtaren belge.
Edhe në pjesën e dytë suedezët ishin më këmbëngulës, ndërsa belgët të vetëdijshëm se edhe barazimi i kualifikon, rrezikon portën e kundërshtarit me kundërsulme.
Kevin De Bruyne (66’) dhe Romelu Lukaku (73’) patin rastet të mira në pjesën e dytë për belgët, ndërsa kapiteni Zlatan Ibrahimovic (76’) për pak sa nuk shënoi golin e parë në këtë takim.
Atë që nuk ia arritën Bryune dhe Lukaku gjatë gjithë takimit ia arriti, Radja Nainggolan. Ky i fundit u përkujdes që t’i sjell fitoren belgëve me një super gol në minutën e 84-të takimit.
Në vazhdim më nuk pati më gola dhe kështu, takimi përfundoi me fitoren e belgëve me rezultat minimal prej 1:0.
Pas kësaj, Belgjika mbetet në vendin e dytë me gjashtë pikë në grupin E, ndërsa Suedia ka një pikë dhe u eliminua prej kampionatit evropian. /Telegrafi/