Telegrafi

Belgjika barazon ndaj Japonisë me dy gola të shpejtë nga Vertonghen dhe Fellaini

Kombëtarja e Belgjikës ka gjetur golin e parë dhe atë të barazimit në ndeshje ndaj Japonisë në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Është mbrojtësi Jan Vertonghen, i cili ka shënuar për të ngushtuar epërsinë 1-2 ndaj Japonisë.

Vertongen ka shënuar gol të bukur me kokë në minutën e 69-të.

Pas vetëm pesë minutave, Belgjika gjeti edhe golin e barazimit 2-2.

Ishte mesfushori Marouane Fellaini, i cili shënoi gjithashtu me kokë në minutën e 74-të. /Telegrafi/