Site icon Telegrafi

Bekir Gërguri emërohet ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv është emëruar Bekir Gërguri, ndërkaq në pozitën e zëvendëskryeshefit është emëruar Ramadan Budakova.

Në një postim në Facebook bëhet e ditur se vendimi është marr në mbledhjen e së mërkurës.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a njofton se në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës është emëruar Bekir Gërguri. Sot, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a.

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar Ramadan Budakovën në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij të cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version