Poezi nga: Giovanni Pascoli
Përktheu: Sinan Vaka
Është mbrëmje. Në këtë orë
shkon një prift mjaft i duruar,
përshëndet lehtas me dorë
çfarë shikon për të bekuar .
Pra gjithçka i miri prift
e bekon me shenjtërim
edhe egjërin mbi grurë,
edhe gjarpërin në nxitim.
Dhe çdo pemë a zog të prillit
qoftë të pyllit, apo të strehës,
në kalim i bekon prifti
madje qiftin përmes erës
Dhe skifterin që nxin qiellit,
korbin teksa shqyen prenë,
tej varrezash dhe punëtorin
midis gropash, me të renë.