Telegrafi

Bekim Balaj gjen golin, ndihmon skuadrën e tij në fitoren e thellë

Sulmuesi i Shqipërisë , Bekim Balaj vazhdon të tregojë një formë të mirë, teksa ditën e sotme ka gjetur golin në Austri me skuadrën e tij Sturm Graz.

Balaj u aktivizua në minutën e 73′ ndaj Austria Vjenës, ku skuadra e shqiptarit triumfoi 4-0.

Ishte pikërisht shkodrani që shënoi golin e katërt për Sturm Grazin në minutën e 93.

 

Ky është goli i tretë i Bekim Balajt me skuadrën austriake, teksa vazhdon me formën e mirë.

Ai shënoi edhe ndaj Kosovës me Shqipërinë, në sfidën e 11 nëntorit, ku Shqipëria fitoi 2-1. /Telegrafi/