Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, tash e disa ditë është në prova te skuadra e njohur holandeze Heerenveen.
Njëri ndër portierët më të talentuar në Kosovë mund të ndërrojë mjedis.
“Visari tash e disa ditë është duke u provuar te skuadra holandeze Heerenveen. Shpresojmë që do t’i kalojë provat dhe të mbetet në këtë skuadër”, ka thënë një burim pranë lojtarit për Gazetaolle.com.
Ai as në foto e fundit të publikuara nga klubi nuk gjendet në to, ndërsa mungoi edhe në ndeshjen ndaj Vëllaznimit.
Bekaj kishte ardhur nga Ramiz Sadiku te Prishtina, ndërsa në dy sezonet e para ishte i padiskutueshëm, transmeton Gazetaolle.
Në sezonin e fundit është dorëzuar para paraqitjeve fantastike të Alban Muciqit.
Bekaj te Heerenveen do ta gjejë lojtarin shqiptar Arbër Zeneli që është edhe pjesë e Kosovës./olle/