Telegrafi

“Beka Dekor”, fitues i turneut memorial në futsall “Fadil Vokrri”

Edicioni i parë i turneut memorial “Fadil Vokrri”, i organizuar nga Klubi i Futsalit FC Prishtina, i cili ishte në përkrahje të Presidentit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Sportit, Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit.

Për ta kujtuar veprën dhe jetën e legjendës tani më është jetësuar turneu memorial në futsall, i cili mban emrin e tij.

Për një jave dite rresht është zhvilluar ky organizim në Pallatin e Rinisë, ku kane marr pjesë mbi 40 ekipe dhe në finale ka pasur figura dhe personalitete te njohura, të cilat kane nderuar figurën e Vokrrit me pranin e tyre.

Lorik Cana, Mc Kresha, Majk, Lyrical Son, aktoret e “O Sa Mirë” ishin disa nga pjesëmarrësit, po ashtu futbollistët e Superligës së Kosovës.

Dy gjeneratat e fëmijëve të shkollave të futbollit, ato të U9 dhe U11, ku në fund kampion u shpallen 2 Korriku dhe Shkolla e futbollit Arsenal, kurse fitues i turneut për kategorinë seniore janë shpallur skuadra “Beka Dekor”, të cilët mposhten Trasing Group në finale me rezultatin 3:1.

Ndryshe, Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të këtij viti në moshën 57-vjeçare pas një sulmi në zemër. /Telegrafi/