Site icon Telegrafi

Bejruti në tym, Izraeli raporton “goditje në shënjestër”

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) së fundmi raportuan se kryen atë që e quajtën “sulm në shënjestër”, në kryeqytetin libanez, Bejrut.

Deri më tani, nuk ka detaje mbi objektivin apo viktimat.

“Për momentin, nuk ka ndryshime në udhëzimet mbrojtëse të Komandës së Frontit të Brendshëm. Ne do të përditësojmë në lidhje me çdo ndryshim”, tha IDF, duke iu referuar masave paraprake të sigurisë.

Ndërkohë, tashmë janë publikuar disa pamje ku shihet shkatërrim i madh pas sulmit izraelit në Bejrut, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shkatërrime të mëdha në një rrugë të ndërtesave të larta të banimit.

Bëhet e ditur se një numër automjetesh është shkatërruar dhe një re tymi është ngritur mbi kryeqytetin libanez.

Ndryshe, kjo goditje vjen pasi Hezbollahu goditi veriun e Izraelit me afro 140 raketa. /Telegrafi/

Exit mobile version