Site icon Telegrafi

Bëjeni për vete vajzën me ngjyrën e zërit

Zëri na ndryshon në afërsi të dikujt i cili na është tërheqës dhe kjo veçanërisht ka të bëjë me meshkujt, konstaton një studim i Universitetit britanik Sterling, transmeton Telegrafi.

Studiuesit vëzhguan 110 individë heteroseksualë, të cilët ishin anglezë ose çekë dhe regjistruan ndryshimet në vokal, kur ata i drejtoheshin individëve të seksit tjetër.

Ata zbuluan se meshkujt flisnin me një zë ‘muzikor’, gjatë bisedës me një person, që atyre iu dukej seksi. Ata gjithashtu flisnin me zë më të thellë se normalja, për ta bërë veten të dukej “më mashkullor”.

Drejtuesi i studimit Juan Davod Leongomez shpjegon: “Për meshkujt është e rëndësishme të tingëllojnë mashkullorë dhe kjo manifestohet me zë më të thellë. Por, tonet e tepruara mashkullore mund të çojnë sinjale negative tek partneri. Kjo e vendos mashkullin në dilemë, sepse duan të përcjellin dy mesazhe kontradiktore në të njëjtën kohë “Jam burrë!” dhe “Do të jem një partner i mirë”.

Edhe Universiteti British Columbia të publikuar në Plus One, hulumtimin për prirjen që t’i zgjedhim miqtë tanë në bazë të karakteristikave të tyre vokale. /Telegrafi/
 

Exit mobile version