Vajzat anë e mbanë globit e bëjnë të pamundurën për t’u dukur më shumë si Dukesha e Kembrixhit.
Kjo nuk është befasuese duke pasur parasysh faktin se ajo është një bukuri e vërtetë!
P.sh., e gjithë bota është e mahnitur nga duart atraktive dhe me formë të Dukeshës.
Prandaj, ekspertët kanë treguar se ekziston një ushtrim i thjeshtë që ju siguron duar të tilla, dhe e mira e këtij ushtrimi është se mund ta bëni në kushte shtëpiake.
Për këtë ushtrim, ju nevojitet një karrige apo divan. I vendosni duart në sipërfaqen e karriges që gjendet prapa jush, dhe i lakoni këmbët në 90 shkallë. Ngadalë uleni duke i lakuar bërrylat.
Pastaj, ktheheni në pozicionin fillestar dhe e përsëritni ushtrimin.
Rekomandohet të merrni frymë gjatë kohës kur uleni, ndërsa e lironi frymën kur ngriteni. /Telegrafi/