Site icon Telegrafi

“Bëje ose vdis” hap festivalin e dramës origjinale shqipe “Talia e Flakës” në Gjilan – pasqyron përpjekjen dhe sakrificën e një populli

Në natën e parë të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës”, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit u shfaq drama “Bëje ose vdis” nga Jeton Neziraj, me regji të Blerta Nezirajt.

Kjo shfaqje është një homazh për profesorin, intelektualin dhe politikanin shqiptar Ukshin Hoti, i cili ka qenë i burgosur politik në burgjet jugosllave dhe serbe.
“Bëje ose vdis” i kushtohet figurës së Ukshin Hotit, i cili për herë të parë u burgos në vitin 1981 dhe së fundmi në vitin 1994,” thuhet në njoftimin e Teatrit.

Ukshin Hoti sot simbolizon fatin tragjik të dhjetëra mijëra të burgosurve politikë shqiptarë, të cilët u torturuan në burgjet jugosllave dhe serbe.

“Por ai është gjithashtu një emblemë e përpjekjes, përkushtimit dhe sakrificës për liri, barazi dhe dinjitet të popullit shqiptar, duke përfaqësuar angazhimin e dhjetëra mijëra grave dhe burrave aktivistë të ilegales shqiptare në Kosovë,” përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version