Telegrafi

Bëj një “zhytje” në të shkuarën dhe zbulo veten

Businesswoman biting fingernails

Përvoja na ka mësuar se një lidhje e vjetër mund të të ndihmojë për të zbuluar gjithçka për veten, sepse mësimet më të vlefshme në jetë i marrim gjatë disa situatave mjaft të dhimbshme. Ndaj, bëj një “zhytje” në të shkuarën dhe shiko sa shumë gjëra të ka mësuar ish-i yt.

Tani që ka kaluar kohë, mund të bësh një listë me ato çfarë bënte ish-i yt që të mërzitnin aq shumë. Pastaj, bëj një tjetër listë, duke shënuar çfarë pëlqeje tek ai. Kujdes kur të të vijnë në mendje anët pozitive të ish-it tënd, pasi mund të zgjojnë brenda teje nostalgjinë.

Eksperienca e lidhjes me mashkullin ideal (por që u katandis të mos jetë më ideal, por një ish-i dashur) do të të sjellë më pranë me realitetin, gjë që edhe ti e dëshiron shumë, transmeton Telegrafi.

Sa më shpejt të besosh se mashkulli ideal nuk ekziston, aq më lehtë do të gjesh një mashkull (tokësor) për të krijuar një lidhje të shëndetshme.

Pasi mbijetove pas ndarjes së parë, të kujtohet kur qaje pa pushim për ish-të dashurin që të braktisi duke u lidhur me shoqen tënde të ngushtë, do të kuptosh që asnjë mashkull nuk është i pazëvendësueshëm.

Ndoshta në momentin që e humbe, u shkatërrua bota para syve të tu, por koha bën punën e saj. Më vonë u shfaq një person tjetër i cili të la të kuptosh se jeta vazhdon. /Telegrafi/