Site icon Telegrafi

Behrami sakrifikon shumë për Zvicrën: Klubi kërkon që unë të mos luaj, por unë vendosi

during the UEFA EURO 2016 Group A match between Romania and Switzerland at Parc des Princes on June 15, 2016 in Paris, France.

Valon Behrami është duke u përballur me një situatë aspak të lehtë sa i përket ndeshjeve play-off me Kombëtaren e Zvicrës.

Udinese ku aktualisht luan ai, është kundër paraqitjes së tij me kombëtaren shkaku i lëndimit.

Por Behrami tashmë ka marr vendimin edhe pse duhet të pushojë nga 20 deri në 25 ditë.

“Kam shumë presion, natyrisht nga klubi im, Dita e parë pas lëndimit ishte e vështirë. Klubi dëshiron që unë të mos rrezikoj. Në bisedime me ta, unë ua kam bërë të ditur si trajnerit të Udineses ashtu edhe klubi se sa janë të rëndësishme këto ndeshje për mua”.

Valon Behrami i lënduar por do të rrezikojë për Zvicrën (Getty Images)

Me mundësi Behrami mund të mos jetë në ndeshjen e parë ndaj Irlandës së Veriut në fushë nga minuta e parë, por për ndeshjen kthyese ai pritet të jetë medoemos në fushë.

“Kush vendos për ty se a do të luash? Unë! Natyrisht me stafin mjekësor këtu. Unë e marr përsipër përgjegjësin për këtë. Gjithmonë unë e them fjalën e fundit. Jam 32 vjeç, e di trupin tim.

Behrami lider te Zvicra (Getty Images)

“Për mua këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme, të rëndësishme edhe për karrierën time”.

“Shumë e rëndësishme për mua është që në ndeshjen kthyese të enjten të jem në formë 100 për qind. Nëse jam 90 për qind nuk do të futem në fushë”, ka thënë Behrami. /Telegrafi/

Exit mobile version