Telegrafi

Behrami tregon se a do të qëndrojë te Watfordi

Mesfushori i Zvicrës, Valon Behrami, ka treguar edhe një herë se ende e admiron futbollin italian, por ai do vazhdon të jetë pjesë e Watfordit.

E gjitha kjo pasi te klubi anglez tani ka Walter Mazzarrin, i cili është trajneri i preferuar i tij.

“Te Napoli isha shumë i lumtur dhe isha shumë i lidhur me Mazzarrin”.

“Do e gjejë Mazzarrin te Watfordi. Ai më ka telefonuar dhe me ka thënë se duhet të qëndroj. Po ua them të vërtetën, nuk e di se si do të përfundonin gjërat në bankën rezervë nëse nuk do të ishte ai trajner”.

“Më mungon Italia, është dëshira e familjes që të luaj atje. Por, do të ndjek Mazzarrin”, ka thënë Behrami për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/