Site icon Telegrafi

Behrami tregon se a do të largohet nga Zvicra

Valon Behrami i është mirënjohës Zvicrës për çfarëdo që i ka dhënë në jetë. Futbollisti kosovar e ka dhënë një intervistë për magazinën zvicerane Blick, ku ka folur për Përfaqësuesen e Zvicrës dhe për shokët e skuadrës.

31 vjeçari ishte fëmijë kur familja e tij kishte migruar drejt shtetit helvetik dhe ia kishte pa hairin futbollit pasi shteti helvetik po përgatitej ta ‘dëbonte’ familjen Behrami, si shumë të tjera që ishin kthyer pa dashje në Kosovë.

“Jam shumë krenar që e vesh fanellën me ngjyrat e Zvicrës. Mund të luftoj për një vend që mua dhe familjes sime i ka dhënë aq shumë”, ka thënë futbollisti mitrovicas, raporton Zëri.

Lexo më shumë: Grumbullohen shqiptarët e Zvicrës, do të befasoheni me veturat e tyre (Foto)

Gjithashtu, Behrami nuk e ka ndërmend të largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës, duke konfirmuar se do të vazhdojë të luajë për Helvetikët.

“Zvicra është vendi që ma ka ndryshuar jetën”, ka përfunduar Behrami, i cili do të marrë pjesë në Evropianin e Francës me ekipin e Vladimir Petkoviçit.

 

Exit mobile version