Valon Behrami beson se çelësi i suksesit të Massimo Oddo në krye të Udineses është “duke u kthyer në thjeshtësi”.
Ish-trajneri i Pescarës, zëvendësoi Luigi Del Neri në nëntor dhe e ka transformuar tërërsisht skuadrën bardhezi, duke i rikthyer shpresat për garat evropiane.
“Oddo ka sjellë entuziazëm dhe intensitet të lartë në stërvitje”, i tha Tuttosportit reprezentuesi zviceran.
“Ne duhej të ringritim besimin tonë, duke filluar me gjërat e thjeshta. Më shumë se çdo gjë tjetër, na duhej të ktheheshim me thjeshtësi”.
“Skuadra jonë është e mirë, por duke qenë se është ndryshuar mjaft gjatë verës, duhet të fillonin sërish nga themelet”, tha mesfushori shqiptar.
Ndeshjen e ardhshme Udinese në Serie A do ta luajë nesër si mysafirë i skuadrës së Torinos.
Ndryshe, 32-vjeçari deri më tani ka pasur 11 paraqitje dhe ka shënuar një gol në ligën elitare italiane. /Telegrafi/