Telegrafi

Behrami: Nuk luaj për Kosovën

Valon Behrami e ka hedhur poshtë mundësinë që do të luajë ndonjëherë për Kosovën.

Valon Behrami i ka siguruar zviceranët, duke thënë se nuk do të pensionohet tek Përfaqësuesja e Zvicrës, duke e hedhur poshtë që do të luajë ndonjëherë për Kosovën.

“Në rastin tim, jam 1000 për qind i sigurt se nuk do të luaj për Kosovën, sepse jam 30 vjeç. Më pëlqen të luaj për Zvicrën. Sidoqoftë, gjërat do të mbeten kështu. Unë jam rritur këtu (në Zvicër) dhe gjithmonë kam dashur të luaj për ekipin kombëtar”, u shpreh futbollisti kosovar për portalin zviceran, 20min.ch, përcjell Zëri.

“Ne nga viti 2004 marrim pjesë në një eveniment të rëndësishëm si Evropiani apo Botërori (përpos vitit 2012). Nga kjo, Kosova është ende shumë larg”, përfundoi Behrami, i cili ka folur edhe për futbollistët tjerë kosovarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Shani Tarashaj duke thënë se as këta të fundit nuk do të largohen.