Telegrafi

Behrami mund të luajë si mesfushor i djathtë

Trajneri i Watfordit, Quique Sanchez Flores beson se Valon Behrami mund të luajë edhe si mesfushor i djathtë, pasi në këtë pozitë luajti edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Behrami luajti në këtë pozitë ndaj Evertonit së bashku me mbrojtësin Juan Carlos Paredes. Ai bëri paraqitje shumë të mirë. “Behrami ka luajtur në shumë ndeshje në këtë pozitë për Përfaqësuesen e tij.

Zvicra luan me një lojtar sulmues në anën e djathtë dhe kjo pozitë është e ngjashme me atë të Përfaqësueses zvicerane. Paredes mund të sulmojë dhe Behrami ta mbulojë atë”, thotë Flores për uebfaqen e klubit të Watfordit, transmeton albinfo.ch.

Behrami ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar të Watfordit këtë edicion dhe trajneri ka besim të madh në të.