Telegrafi

Behrami lavdëron trajnerin Mazzarrin

Mesfushori kosovar, Valon Behrami është përshtatur mjaftë mirë në kampionatin anglez.

Ai kishte luajtur edhe më parë në elitën e futbollit anglez me West Ham, ndërsa tani aktivizohet tek Watford.

Watford ka shfaqur një futboll shumë të bukur këtë edicion dhe pothuajse ka siguruar qëndrimin në elitë.

Për këtë ka merita edhe trajneri italian, Walter Mazzarri i cili është lavdëruar nga Behrami.

“Mazzarri ka hyrë në mentalitetin anglez dhe ai na ka dhënë një besim edhe më të madh”.

“Ai punon jashtëzakonisht shumë me ne dhe jemi të kënaqur që ai na udhëheq”, ka deklaruar Behrami.

Behrami iu bashkua skuadrës angleze Watford vitin e kaluar nga skuadra gjermane Hamburg. /Telegrafi/