Përfaqësuesja e Zvicrës ndali atë të Brazilit me rezultat 1-1 në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Golin e vetëm për skuadrën helvetike e shënoi Steven Zuber, por më i miri ishte Valon Behrami.
Mesfushori shqiptar u zëvendësua në minutën e 71-të, por deri atëherë ishte makthi më i keq i Neymarit, duke mos e lënë brazilianin të tregojë kualitetet e tij.
Behrami me këtë rast u bë lojtari i parë i Zvicrës që luan në katër Botëror radhazi, ndërsa më poshtë keni statistikat e tij:
Duelet e fituara në ajër: 100 për qind
Driblimet: 100 për qind të kompletuara
Prekje të topit: 60
Pasime të tentuara: 44
Pasime të kompletuara: 41
Topa të larguar: 6
Topa të rikuperuar: 2
Ndërhyrje të parregullta: 4
Behrami gjithashtu nuk ka gabuar asnjë nga 13 pasimet e tij në pjesë fushën kundërshtare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=k98MTZ-Vhf0