Telegrafi

Behrami flet pas golit të bukur që realizoi ndaj Cagliarit: E rëndësishmja fitorja e skuadrës

UDINE, ITALY - NOVEMBER 24: Valon Behrami of Udinese Calcio gestures during the Serie A match between Udinese and AS Roma at Stadio Friuli on November 24, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Udinese ka arritur të marrë një fitore tejet të rëndësishme në kampionat përballë Cagliarit.

Skuadra bardh e zi ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund triumfoi me rezultat të pastër 2-0.

Në këtë takim ishte golashënues edhe mesfushori shqiptar Valon Behrami, që realizoi një gol të bukur në minutën e 57-të.

Mitrovicasi pas ndeshjes foli për televizionin e klubit ku tha se nuk e ka si synim të jetë golashënues.

Festa e Valon Behramit me shokët e skuadrës pas golit të shënuar. (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Është një kënaqësi kur shënon, por unë nuk jam njëri nga ata që jetojnë për të shënuar gola”, deklaroi Behrami.

“Të gjithë u gëzuan, njerëzit e klubit, shokët e skuadrës dhe stafi por unë e kam mënyrën time të të menduarit dhe për mua më shumë vlen fitorja e ekipit se goli im”, tha mesfushori nga Kosova.

Behrami ndër tjera tha se synon që gjatë ndeshjes të shkatërron sa më shumë aksione të kundërshtarëve.

Kujtojmë që mesfushori nga Kosova është edhe kapiten i klubit bardh e zi. /Telegrafi/