Telegrafi

Behrami afër rikthimit në Itali, e kërkon skuadra e njohur

Valon Behrami duket se po zhvillon stinorin e tij të fundit në kampionatin anglez.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, po aktivizohet rregullisht me skuadrën londineze Watford.

Por ai duket se do të largohet në fund të stinorit pasi ka oferta të mira për të.

Është skuadra e njohur italiane, Udinese që kërkon rikthimin e Behramit në Serie A.

Kujtojmë që Udinese dhe Watford menaxhohen nga një pronar, pasi janë në pronësi nga familja Pozo.

Ky transferim sipas medieve italiane është tejet i mundshëm, pasi familja Pozo kërkon që ta rikthejë Udinesen në garat evropiane.

Përpos bardhezinjve, interesim për mitrovicasin ka shfaqur edhe ekipi i njohur zviceran Sion. /Telegrafi/