Telegrafi

Bëhet virale videoja që shfaq reagimin e Contes kur e kupton se është duke festuar para Ranierit

(Foto: Screenshot/SportBible)

Tottenham Hotspur të shtunën mbrëma e ka mposhtur Watfordin me një gol të vonshëm, ndërsa është bërë viral reagimi i Antonio Contes.

Spursat fituan me një gol të vonshëm të shënuar në minutën e gjashtë shtesë nga Davinson Sanchez dhe nuk mund të mungonte gëzimi i trajnerit.

Strategu italian njihet si një prej trajnerëve korrektë në botën e futbollit për faktin se i respekton kundërshtarët dhe këtë e dëshmoi sërish të shtunën mbrëma.

Pas golit të që rezultoi i fitores, Conte nisi një festë pasionante dhe nuk mund t’i kontrollonte emocionet në reagimin e tij.

Mirëpo, kur e kuptoi se është duke festuar para trajnerit të Watfordit, Claudio Ranieri, u ndal menjëherë dhe me gjestin e tij tregoi se nuk ndihej komod për shkak të atij veprimi.

Në këtë mënyre, ai tregoi edhe një herë se sa i vlerëson rivalët, e sidomos kur është fjalë për bashkëkombësin e tij me përvojë. Tifozë të shumtë kanë reaguar në rrjetet sociale duke e lavdëruar këtë gjest të Contes. /Telegrafi/