Telegrafi

Bëhet virale videoja e Xavi Simons duke folur në katër gjuhë të ndryshme

Lojtari i Paris Saint-Germain, Xavi Simons ka treguar se ka një talent për më shumë sesa thjesht futbollin, pasi mahniti tifozët me aftësinë e tij në gjuhë. 

Ish-mesfushori i Barcelonës dikur shihej si një legjendë e ardhshme në Nou Camp, me disa që e shihnin atë si një zëvendësues afatgjatë të legjendave të klubit, Xavi dhe Andres Iniesta.

Megjithatë, holandezi do të largohej nga Barcelona në vitin 2019 për t’iu bashkuar PSG-së pasi nuk arriti të binte dakord për një kontratë të re me klubin katalanas.

Lexo po ashtu Barcelona e dëshiron rikthimin e Xavi Simons

18-vjeçari bëri debutimin e tij për skuadrën e parë te PSG në shkurt të vitit të kaluar dhe ka vazhduar të luajë shtatë ndeshje të ekipit të parë për gjigantët francezë këtë sezon.

Simons duket se është vendosur mirë në Francë dhe tashmë e ka mësuar gjuhën.

Ai tani është në gjendje të flasë katër gjuhë të ndryshme në moshën 18-vjeçare: frëngjisht, anglisht, spanjisht dhe holandishten e tij si gjumë amtare.

Një video përmbledhëse shfaq Simons duke folur të katër gjuhët, tani është bërë virale në mediat sociale, me fansat e impresionuar me inteligjencën e të riut.

Simons, i cili tani ka 3.9 milionë ndjekës në Instagram, bëri startin e tij në Ligue 1 në fitoren 1-0 të PSG-së ndaj Rennes në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/