Reagimi i Kylian Mbappes ndaj Emiliano Martinezit që fitoi çmimin e portierit më të mirë të vitit nga FIFA-s, ka bërë që fansat të flasin.
Mbrëmjen e së hënës, yjet e botës së futbollit janë mbledhur në Paris për çmimet “The Best” nga shtëpia e futbollit botëror.
Martinez doli në skenë për të marrë çmimin, ndërsa kamera u fokusua te Lionel Messit, i cili ishte i lumtur për arritjen e bashkëvendasit.
Megjithatë, ishte reagimi i Mbappes ai që bëri bujë në rrjetet sociale, ndërsa Martinez po e mbante fjalimin e tij.
Njëri tha: “Fytyra e Mbappes kur Martinez fitoi trofeun The Best është qesharake”.
Një tjetër shkroi në Twitter: “Fytyra e Mbappes kur po fliste Martinez po më shqetëson”.
I tretë shtoi: “Ata sapo treguan fytyrën e Mbappes. A është akoma i zemëruar me Emin?”.
Dikush tjetër shkroi: “Fytyra e Mbappes i thotë të gjitha.”
Gjatë përfundimit të finales së Kupës së Botës, Martinez bëri bujë pasi u shfaq duke tallur Mbappen disa herë gjatë festimeve të Argjentinës. Portieri u pa duke mbajtur një lodër me fytyrën e francezit gjatë paradës së ekipit nëpër qytetin e Buenos Aires. /Telegrafi/
The BEST Goalkeeper in the World:
Emiliano 'Dibu' Martínez!!!!#Protest
Mbappe pic.twitter.com/oMEXXfPr80— E. (@Cryptoericko) February 27, 2023
mbappe's reaction on emi Martinez pic.twitter.com/byHjvFfNpQ
— Imran hussen Tushar (@imranhussent) February 27, 2023
Le regard de Kylian Mbappé devant la remise du trophée à Emiliano Martinez. 😭 pic.twitter.com/uoA2U3IJLK
— Actu Foot (@ActuFoot_) February 27, 2023