Site icon Telegrafi

Bëhet viral momenti i pabesueshëm kur Mateu Lahoz ndëshkoi me të verdhë katër lojtarë në të njëjtin minutë

Gjyqtari spanjoll, Mateu Lahoz, është bërë viral pasi ka ndëshkuar me të verdhë katër lojtarë njëherësh gjatë fitores 1-0 të Getafes ndaj Real Mallorca në La Liga.

Lahoz është një nga gjyqtarët më të njohur në Evropë pasi mund të shihet duke gjykuar ndeshje të shumta në Ligën e Kampionëve, përveç atyre të përjavshme në kampionatin spanjoll.

Gjyqtari i njohur së fundmi gjykoi në fitoren 1-0 të Interit ndaj Liverpoolit në Anfield dhe jo rrallëherë bëhet temë e diskutimit shkaku i vendimeve të tij.

Ai u vendos këtë fundjavë të gjykojë një ndeshje të vështirë në La Liga, pasi Getafe dhe Mallorca po luanin një një ndeshje ‘mbijetese’ që kishte vlerën e me shumë se tri pikëve.

Lexo po ashtu Mateu Lahoz thyen rekordin e kartonëve të verdhë të dhënë brenda një ndeshje në La Liga

Ashtu edhe doli, pasi kjo përballje mes dy klubeve të La Ligas e zhvilluar të shtunën pasdite u karakterizua me lojë të ashpër dhe temperament.

Megjithatë, Lahoz nuk toleroi asgjë duke dhënë 11 kartonë të verdhë dhe një të kuq, duke thyer rekordin e vendosur në sezonin 2010/11 në ndeshjen mes Sevillës dhe Real Madridit, që ishin shpërndarë tetë sosh.

Por vëmendja është ‘vjedhur’ nga një moment i fundit të pjesës së parë apo më saktë i minutës së 41-të, i cili është bërë viral në rrjetet sociale.

Në atë minutë, Lahoz shihet duke u treguar rigoroz në maksimum dhe duke ndëshkuar njëherësh katër lojtarë më kartonë të verdhë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version