Site icon Telegrafi

Bëhet me rrugë të re kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan

Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re, te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan.

Kjo rrugë do të jetë 194 metra e gjatë me gjerësi 5 metra dhe me trotuar për këmbësorët.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen atje.

Ai tha se vizitën e filluan te Kodra e Dëshmorëve, ku po ndërtohet rruga që do ta lidhë këtë zonë me rrugën qarkore, në lagjen e 8-të.

“Po punohet gjithashtu për ndërtimin e murit mbrojtës, një kërkesë e banorëve të zonës”, tha  kryetari Hyseni.

Hyseni theksoi se kjo po bëhet me qëllim që qytetarëve t’iu lehtësohet lëvizja e vajtje-ardhjes nga qendra e qytetit te Kodra e Dëshmorëve dhe rruga qarkore. /Telegrafi/

Exit mobile version