Në Mitrovicë është bërë prezantimi virtual i ekspozitës “Një ditë”.
Kjo është realizuar në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, derisa hapja e kësaj ekspozite u mbajt në hapësirat e “Muzeum Pub”, shkruan Telegrafi.
Përfaqësuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë, Bekim Blakaj ka prezantuar ekspozitën dhe ka ndarë konceptin kuratorial dhe punën e këtij fondi.
“Po ashtu, rreth ngjarjeve tragjike të 2 majit 1999 patëm reflektime personale nga të mbijetuarit znj. Bahrije Gërxhaliu dhe z. Arton Ademi”, thuhet në njoftim.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues të shoqatës “Zëri i Prindërve,” përfaqësues institucionesh dhe qytetarë të ndryshëm.
“Ky aktivitet solli reflektime të vlefshme mbi ruajtjen e kujtesës kolektive për brezat e ardhshëm dhe rolin e muzeve në përballjen me të kaluarën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/