Site icon Telegrafi

Begiristain: Dortmundi është ekip me vazhdimësi, por Man City dëshiron të fitojë trofeun

Drejtori i futbollit i Manchester Cityt, Txiki Begiristain ka folur për përballjen ndaj Borussia Dortmundit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti sot (e premte) për çiftet çerekfinale, ku fati deshi që Manchester City të caktohet me Borussia Dortmundin.

Pas shortit kanë folur nga tabori i Cityt, ku drejtori i futbollit, Begiristain ka vlerësuar në maksimum ekipin kundërshtar.

“Unë mendoj se Dortmund është ekip me vazhdimësi”, ka thënë fillimisht Begiristain pas hedhjes së shortit.

“Ata po bëjnë shumë mirë në Evropë, kështu që ata janë gjithmonë në Ligën e Kampionëve dhe pothuajse çdo herë kalojnë fazat e grupeve dhe faza tjera, por Man City ka ndryshuar shumë”.

“Ne jemi të qëndrueshëm, ne jemi aty. Tani jemi gjithmonë duke arritur në çerekfinale dhe duke e mbajtur ëndrrën tonë [gjallë] për të fituar”, përfundoi drejtori i futbollit të Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version