Personat e lindur me 28 korrik kanë një ditëlindje më të mirë, sipas një anketimi të kryer nga Interflora.
Hulumtuesit kanë intervistuar 2,000 britanikë duke i pyetur për datëlindjet dhe kanë analizuar faktorët kontribuues, përfshirë motin, afërsinë e ditës së pagës dhe numrin mesatarë të dhuratave që i marrin, transmeton Telegrafi.
28 korriku është dekretuar si data më e mirë për të pasur ditëlindjen, pasi që i ka mundësitë më të larta për të pasur mot të mirë, është afër diotës së pagës etj.
Veç kësaj, foshnjat e lindur në këtë datë janë në përgjithësi më të lumtura – muajt më të mirë për të festuar janë qershori (60 për qind), korriku (59 për qind) dhe gushti (53 për qind).
16 dhjetori duket se është dita më e keqe e vitit për të festuar ditëlindjen, pasi që një pjesë e madhe e personave thonë se kjo ditë është me mot të keq dhe dhuratat janë të mbuluara me zbukurues të krishtlindjeve.
Edhe nëntori dhe janari nuk janë muaj të lirë, pasi që 15 dhe 11 për qind e njerëzve e kanë deklaruar veten si të “palumtur” me datën e tyre të lindjes.
Për t’i shtuar edhe më shumë “ofendim” këtij lëndimi, personat e lindur gjatë verës kanë tendenca të jenë më të suksesshëm në jetë. Ata të lindur në qershor priren të kryejnë doktoraturën, ndërsa ata të lindur në gusht kanë të ardhura më të mëdha sesa personat e lindur në muajt tjerë. /Telegrafi/