Julen Lopetegui ka befasuar me deklaratën e tij, ku ka cilësuar Reinan si portierin më të mirë të Series A.
Trajneri i ri i kombëtares së Spanjës ka simpati të veçantë për portierin e Napolit, Pepe Reina.
“Unë jam trajner i të gjithëve dhe i kushtoj vëmendje çdo gjë që ndodh në botën e futbollit”, ka thënë Lopetegui për Sport, transmeton Telegrafi.
“Mund të ketë mendime të ndryshme, por Reina ishte portieri më i mirë në Serie A sezonin e kaluar. Kjo është arsyeja që e ftova në kombëtare”, ka theksuar trajneri i Spanjës.
Ndryshe, Spanja dhe Italia janë në grupin e njëjtë për kualifikimet e botërorit ‘Rusi 2018’. /Telegrafi/