Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, beson se Manchester City do të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Del Piero ka mbështetur Man Cityn në garën për trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon, pasi ai mendon se Reds do të jenë “të zënë me ligën”.
Duke folur për mediumin e njohur ESPN, Del Piero i ka thënë këto komente.
“Unë ende besoj se Manchester City ka një shans të vërtetë. Që disa vite po i afrohen – VAR-i një vit, VAR vitin tjetër dhe nuk ndodhi”, ka thënë fillimisht Del Piero për ESPN.
“Mendoj se do të kemi një ide më të mirë pas raundit tjetër”.
“Ka disa ndryshime, në treg dhe me trajnerë, disa mund t’ju bëjnë më mirë, por në shumicën e kohës asgjë nuk ndryshon shumë”.
“Liverpooli ka ende një shans të madh sepse unë e dua Kloppin dhe mënyrën se si ai menaxhon ekipin”.
“Por, unë mendoj se ata do të jenë të zënë duke tentuar ta fitojnë ligën”.
I pyetur se kënd po e mbështet për të fituar çmimin më të lartë ekipor të Evropës, ai konfirmoi: “Cityn, do të shkoj me Cityn”. /Telegrafi/