Site icon Telegrafi

Befasohet Manchester Unitedi, mposhtet nga Basaksehiri

Istanbul Basaksehiri ka fituar ndaj Manchester Unitedit me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin H në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë mposhtur nga klubi turk pas dy fitoreve radhazi në grup, ku mposhten PSG-në dhe RB Leipzigun.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe shumë raste, ndërsa u shënuan edhe tri gola, dy nga vendasit dhe një nga mysafirët.

Të parët që shënuan ishin vendasit të cilët kaluan në epërsi me anë të Demba Ba (13’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Edin Visca (40’) shënoi për epërsinë 2-0.

Unitedi arriti të kthehet në lojë në minutën e 43-të duke ngushtuar epërsinë në 2-1 me golin e Anthony Martial dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq patën diçka më shumë nga loja duke krijuar në kërkim të golit të barazimit.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve portat mbeten të paprekura dhe në fund triumfuan turqit me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Basaksehiri ka tri pikë në vendin e katërt, ndërsa Unitedi mbetet lider me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Unitedi e pret në shtëpi Basaksehirin në ndeshjen kthyese të këtij grupi. /Telegrafi/

https://twitter.com/Mansa_xy/status/1324052741845635079

https://twitter.com/hldshn/status/1324059660257841152

 

 

Exit mobile version