Site icon Telegrafi

Befasohet Manchester City, pëson disfatë në udhëtim ndaj Bournemouth

Manchester City ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Bournemouth në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit anglez.

Vendasit e nisën furishëm këtë takim duke rrezikuar portën e Ederson dy herë në katër minutat e para.

Antoine Semenyo (2’) dhe Justin Kluivert (4’) kishin nga një rast shënimi, por porta e Man Cityt mbeti e paprekur.

Sidoqoftë kjo ndryshoi vetëm disa minuta më vonë kur Semenyo në minutën e nëntë realizoi për rezultatin 1-0.

Bournemouth nuk u zmbraps as në pjesën e dytë, madje arritën të shënojnë edhe një gol tjetër.

Evanilson në minutën e 64-të me gjakftohtësi e konkretizoi në gol një super pasim nga bashkëlojtarët e tij për rezultatin 2-0.

Ata kishin edhe një rast tjetër të mirë shënimi kur në minutën e 68-të Marcus Tavernier goditi shtyllën e majtë.

E tëra çfarë mund të bënte Man City në këtë takim ishte një gol i shënuar nga Josko Gvardiol në minutën e 78-të me kokë për rezultatin 2-1.

Pas kësaj humbje, City zbret në pozitën e dytë dhe tashmë ka 23 pikë, dy më pak se lideri Liverpooli që ka 25 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version