Telegrafi

Befasia në Kupën e Gjermanisë: Katër skuadra në gjysmëfinale, por vetëm një është nga Bundesliga

Kupa e Gjermanisë është fantastike, pasi nuk mungojnë në asnjë vit befasitë nga skuadrat e vogla ose të rangjeve më të ulëta.

Padyshim që befasia më e këndshme e këtij viti është skuadra nga Bundesliga 3, Saarbrucken që ka arritur ta eliminoj edhe Borussia Moenchegladbachin.

Skuadra nga kategoria e tretë e Gjermanisë ka mposhtur Borussia Moenchegladbachin në çerekfinale me rezultat 2-1 në një ndeshje që mysafirët ishin të parët në epërsi.

Para Gladbachut, Saarbrucken kishte eliminuar edhe dy gjigantë të tjerë nga Bundesliga si Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt.

Megjithatë nuk është befasi vetëm Saarbrucken, pasi në gjysmëfinale vetëm një skuadër është nga elita e futbollit gjerman Bundesliga, e ajo është Bayer Leverkusen.

Përveç Leverkusenit dhe Saarbrucken në gjysmëfinale janë edhe Kaiserslautern dhe Fortuna Dusseldorf nga Bundesliga 2.

Tanimë janë caktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste ku Saarbrucken do të përballet me Kaiserslautern derisa Bayer Leverkusen përballë do ta ketë Fortuna Dusseldorfin. /Telegrafi/