Kur është fjala për ‘lojën e dashurisë’, ndonjëherë meshkujt i shohin meshkujt tjerë me tatuazhe si konkurrentë të fortë, por nuk duhet të brengosen më.
Një studim i ri ka zbuluar se femrave nuk ua ndien aspak për tatuazhet, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë pyetur 2,5000 meshkuj dhe gra heteroseksualë nga Polonia t’i shikojnë disa meshkuj lakuriq – disa prej të cilëve u ishte modifikuar në mënyrë digjitale një tatuazh i vogël te duart.
Meshkujt e anketuar i kishin vlerësuar xhentëlmenët me tatuazhe si më joshës – gjë e cila implikon se ata supozojnë që femrat mendojnë se tatuazhet janë tërheqëse.
Sidoqoftë, femrat nuk i kishin vlerësuar meshkujt e tillë si më tërheqës, dhe disa prej të anketuarave kishin thënë se nuk i shohin meshkujt me tatuazhe si partnerë apo baballarë potencial.
Meshkujt me tatuazh duken më agresivë, më dominant dhe më burrnorë. /Telegrafi/