Ka përfunduar gara për Çmimin e Madh të Hungarisë, derisa ajo filloi në mënyrë mjaftë të rrezikshme.
Valtteri Bottas shkaktoi aksident qysh në start, duke u vështirësuar garimin disa prej kundërshtarëve.
Edhe pse Lewsi Hamilton arriti të shpëtonte nga ai aksidenti, nuk ia doli të triumfonte në fund.
Piloti francez, Esteban Ocon, i cili garon me Alpine, ka arritur të regjistrojë sot fitoren e tij të parë në Formula 1, duke arritur të gjendet më së miri në pistën e rënduar nga shiu.
Në një garë ku pesë pilotë dolën më herët nga gara, Ocon arriti të linte prapa vetes emra si Lewis Hamilton e Sebastian Vettel, duke e bërë edhe më madhështore fitoren e tij.
What. A. Race.#HungarianGP 🇭🇺 #F1 pic.twitter.com/R396UBTVAj
— Formula 1 (@F1) August 1, 2021
Befasi e keqe ishte paraqitja e liderit aktual në ranglistën e F1, Max Verstappen, i cili nuk ishte në elementin e tij. Përkundër disfatës, Verstappen mbanë kreun në renditjen e përgjithshme.
Verstappen dhe Hamilton do të duhet të presin për një fitore të mundshme deri në garën Çmimin e Madh të Belgjikës. /Telegrafi/
Winner number 1⃣1⃣1⃣ in F1 history#HungarianGP 🇭🇺 #F1 pic.twitter.com/01Z2icAYTG
— Formula 1 (@F1) August 1, 2021