Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës ka pritur në takim kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza i cili njëherësh është edhe kryetar i Komunës së Mitrovicës së jugut.
Aliu e njoftoi Hamzën për të arriturat dhe sfidat e kësaj kësaj komunë.
Ndërkohë Hamza dhe Aliu, gjetën mundësinë për të vizituar qytetarët e bizneset dhe për të pirë kafe në sheshin ”Ädem Jashari”.
Hamza gjatë periudhës së fundit kohore po bën vizita të tilla mobilizuese në terren me kryetarët e partive, aty ku udhëheq PDK-ja.
”Çaste të këndshme sot, me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të Kosovës, Kryetarin e Mitrovicës së Jugut, mikun tim, Bedri Hamza, shoqëruar nga Uran Ismaili dhe Arben Mustafa, me të cilët bashkëbiseduam për qeverisjen lokale, synimet e përbashkëta e mbështetjen që meritojnë komunat, rrjedhimisht qytetarët, me projekte zhvillimore nën drejtimin e Qeverisë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe njeriu i duhur i saj, Kryeministri në ardhje, Bedri Hamza”, ka thënë Aliu nëpërmjet një shkrese në rrjetin social.