Telegrafi

Beckham trajner i Anglisë?

David Beckham ka pranuar se ai mund të joshet në menaxhim të një skuadre apo kombëtare.

Duke folur në një ngjarje të veçantë në Qendrën e Komunitetit hebre të Londrës, ish-legjenda e futbollit anglez ka zbuluar se puna si trajner i kombëtares angleze ishte shumë joshëse.

“Shumë njerëz që janë përreth meje më thonë – pse nuk doni të jeni një menaxher i Anglisë në pesë vjet apo dhjetë vjet?”, deklaroi Beckham.

“Kjo mund të ndryshojë në disa pika në të ardhmen. Unë mund të zgjohem në mëngjes dhe të mendojë”

“Ndoshta unë mund të jem një menaxher i mirë”, përfundoi ish-futbollisti i Manchester Unitedit, duke aluduar që një ditë mund ta shohim si trajner. /Telegrafi/