David Beckham ka treguar rëndësinë e fanellës së kombëtares së tij, veçanërisht kur luan në stadiumin mitik, Wembley.
Mesfushori anglez kujton me ëndje kohërat e vjetra, sa ishte reprezentues i Kombëtares së Anglisë.
Sipas Beckham, fanella e kombëtares së tij është një nga ndjenjat më të mëdha si një anglez.
“Duke ecur më një fanellë të Anglisë në Wembley është një nga ndjenjat më të mëdha, si një lojtar”, ka deklaruar legjenda angleze, David Beckham.
Ndryshe, ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Real Madridit ka luajtur 115 ndeshje për kombëtaren angleze, ku ka shënuar edhe 17 gola. /Telegrafi/