Liga Premier që nga viti 1992 mban këtë emër dhe gjatë kësaj kohe ka pasur lojtarë shumë të dobët që kanë luajtur.
Goal e ka zgjedhur formacionin më të keq në histori të kësaj lige.
Nuk mungojnë lojtarë të Chelseat, Manchester Unitedit e Arsenalit.
Ka edhe nga ata që kanë gënjyer se janë futbollist duke përfituar edhe kontrata./Telegrafi/
Massimo Taibi | Manchester United
United e mori si zëvendësim të Peter Schmeichel në Old Trafford.
Ajo që gjithmonë kujtohet është goli i pësuar nga Matt Le Tissier kundër Southampton, ku topi u fut mes dy këmbëve të tij. Ai erdhi në vitin 1999 nga Venezia ku u kthye përsëri.
Per Kroldrup | Everton
U ble nga Udinese për 5 milionë funte në vitin 2005 dhe ishte pjesë e kombëtares daneze.
Atij iu desh të operohet pas ndeshjen debutuese kundër Aston Villas. Ai nuk u pa më kurrë.
Igors Stepanovs | Arsenal
Erdhi si zëvendësues për legjendën Tony Adams i cili ishte i lënduar. Ai luajti në mbrojtje në një ndeshje ku skuadra e tij pësoi 6-1 nga Manchester United.
Pas aktor vitesh në klub dhe vetëm 17 ndeshjesh ai u largua.
Winston Bogarde | Chelsea
Ai erdhi në viti 2000 nga Barcelona, por doli të jetë një dështim i vërtet.
Bogarde qëndroi në klub për katër vite dhe luajti vetëm 9 ndeshje. Në vitin 2004 u largua dhe nuk luajti më kurrë futboll.
Christian Negouai | Manchester City
Kevin Keegan e kishte quajtur si lojtari që të emocionon kur ka topin dhe u ble në vitin 2001. Negouai u pretua se do të sjellë revolucion te City.
Ai luajti vetëm një ndeshje, ku u paraqit për tre minuta.
Eric Djemba-Djemba | Man Utd & Aston Villa
U ble nga United si zëvendësim i Roy Keane në vitni 2003. Djemba-Djemba kishte stil agresiv.
Pas dy viteve në Old Trafford u shit te Aston Villa, ku edhe aty dështoi.
Ali Dia | Southampton
Kjo është një nga tregimet më të bukura në Ligën Premier. Trajneri i Southamptonit, Graeme Souness, ishte bindur se ai është kushti i George Weah, duke nënshkruar në vitin 1996.
Ai u pa si zëvendësues i legjendës Matt Le Tissier, por u kuptua se Dia nuk ishte i gatuar për futbollist e lere më të luajë në Ligën Premier.
Bruno Cheyrou | Liverpool
Ai u prezantua si “Zidane i ri” nga trajneri i Liverpoolit, Gerard Houllier në vitin 2002.
Francezi u huazua dy herë para se të lirohej përgjithmon nga Liverpooli. Kujtohet goli i tij kundër Chelseat në Anfield që e solli fitoren.
Bebe | Manchester United
U ble për 7 milionë funte në vitin 2010 nga Sir Alex Ferguson.
Ai luajti vetëm dy ndeshje në Ligën Premier.
Park Chu-Young | Arsenal
Pas një sezoni të mirë te Monaco, koreani erdhi në Londër në vitin 2011 dhe iu dha numri 9 në fanellë.
Ai pati vetëm një paraqitje në tri vite në Ligën Premier.
Bosko Balaban | Aston Villa
Kroati erdhi në vitin 2001 në Villa Park për 5.8 milionë funte. Ai luajti vetëm tetë ndeshje dhe u shit përsëri te Dinamo Zagreb.
Formacioni