Nuk ka qenë agresive në skenë për të fituar famë të shpejtë e prapëseprapë u bë shumë shpejt të famshme, jo vetëm prej talentit dhe pamjes së bukur, por edhe për shkak të lidhjeve me këngëtaren Albërie Hadërgjonaj (e cila është edhe udhërrëfyesja e saj kryesore në karrierë).
Intervistoi: Elda Laze
Brenda pak kohësh – jeni shndërruar në një nga ikonat e reja të muzikës moderne shqiptare? Çfarë keni bërë gjatë kësaj kohe? Përse nuk jeni shfaqur edhe në aktivitete të tjera kulturore për fëmijë?
Kushërirat u bënë shtysa kryesore që të filloja edhe unë karrierën si këngëtare. U njohën ato në fillim, rrjedhimisht unë e kisha rrugën e shtruar. Pas suksesit të Xhinës (Anxhelinës) dhe Tinës (Argjentinës), njerëzit prisnin me kureshtje nëse do të kishte një prurje tjetër nga fisi i Albërie Hadërgjonajt. Ndaj më njohën dhe më pritën me entuziazëm të madh, sapo zbuluan që u shfaq edhe një tjetër nga fisi i saj.
Kjo do të thotë që nuk keni shumë kujtime nga skena festivalesh si fëmijë. Por duke qenë se keni pasur dy këngëtarë në fis, mamanë e Anxhelinës dhe babanë e Argjentinës, a këndonit nëpër festa apo gëzime të tjera familjare?
Më kujtohet kur organizonim minikoncerte në shtëpi? Vishnim rrobat e Alberies dhe fillonim të imitonim këngëtare. Shikonim klipet dhe i imitonim të gjitha lëvizjet. Tekstet e këngëve i dinim përmendsh. Edhe, kur te klipi i Adelina Ismailit shfaqeshin meshkuj, merrnim vëllanë tim. Ai ishte shumë i vogël, por e detyronim të shkretin të luante rolin deri në fund.
Sa foto dhe sa kujtime kemi! Por edhe shumë filmime dhe foto janë djegur gjatë luftës në Kosovë, të tjerat na kanë mbetur në Holandë. Kemi disa filmime ku kemi veshur rrobat e Albëries dhe bënim gjoja koncerte. Kurse nëna na ruante se mos vinte Albëria dhe na shihte me rrobat e saj.
Ju prej shumë pak kohësh jeni bërë pjesë showbiz-it shqiptar, por me siguri që keni ndeshur në fenomene që nuk ju pëlqejnë. Çfarë nuk ju pëlqen më shumë nga ky rreth social?
Për shembull, komentet negative të bëjnë të ndihesh shumë keq. Nuk më pëlqen as korrektësia e bashkëpunëtorëve, orkestruesit, kompozitorët, tekstshkruesit, regjisorët e klipeve, njerëzit që merren me veshjet … tregohen jokorrektë.
Jokorrektë? A mund të më jepni një shembull më konkret?
Kur realizova klipin e parë, ka pasur shumë vonesa nga bashkëpunëtorët e klipit.
Unë studioj në vit të tretë të liceut për kanto dhe, përderisa i jam futur kësaj rruge, do të thotë që do të vazhdoj. Do ta vazhdoj këtë gjë në Shqipëri, sepse më pëlqen të jem pjesë e botës së artit.
Mos ndoshta bëhet fjalë për një pasion të moshës?
Jo, e kam ndarë mendjen. Kjo është rruga ime. Më vonë do të konkurroj për Regji ose Aktrim në Akademinë e Arteve, gjë që do të thotë që jam mëse e bindur për drejtimin që kam marrë.
Edhe pse qarkullojnë plot komente negative në lidhje me vokalin tënd?
Kam lexuar edhe unë disa komente negative. Para pak kohësh, hodha në Youtube një video, ku këndoja në një event artistik të organizuar nga liceu artistik dhe Akademia e Arteve. Unë isha e vetmja nga vitet e para që këndoja me nxënës të viteve të tretë dhe të katërt dhe për këtë arsye ndihesha krenare. Këndoja në një skenë të madhe siç është Teatri i Operës dhe Baletit dhe këndoja muzikë klasike. E bëra këtë për të treguar se mësuesit më vlerësuan duke më zgjedhur mua, por përsëri në Youtube nuk munguan komentet negative.
Megjithatë, duke qenë në këtë fushë, unë e kam vënë re që gazetarët ende nuk kanë filluar të jenë agresivë me ju?
Mund të dukem e butë nga pamja, por nëse më bëhet ndonjë padrejtësi, di të nxjerri edhe thonjtë!
Shumë këngëtare të mëdha e kanë gjetur veten si në kurth brenda një profesioni të tillë. Kanë arritur majat e suksesit dhe pastaj kanë renë pre e famës, drogës, ezaurimeve nervore etj. Keni frikë se një ditë mund të bëheni viktima të profesionit?
Unë nuk jam tipi që mund të bie pre e skandaleve të drogës, seksit apo të ezaurimeve nervore. E njoh sensin e masës dhe nuk e teproj kurrë. Tani tregohem shumë e kujdesshme me jetën private, tregohem e kujdesshme kur shkoj nëpër festa, sepse sapo të fotografojnë pranë një mashkulli, të nesërmen lexon në gazetë që e ke të dashur.
Duhanin dhe alkoolin nuk e pi. Kur dal, marr ndonjë koktej, por pa shumë alkool dhe kjo gjë ndodh jo shumë shpesh.
Tani besoj se keni më shumë edhe vëmendjen mashkullore? Akoma nuk ke gjetur të dashur?
Jo, akoma.
Si e mendoni të dashurin tuaj? Keni ndonjë preferencë: biond ose zeshkan? Ose t’i ngjajë ndonjë aktori të preferuar?
Mua më pëlqen William Levy. Ai është: O Zot! Megjithatë, më pëlqejnë edhe biondët, edhe zeshkanët.
/Telegrafi/