Site icon Telegrafi

BE-ja kërkon që personave nën 16-vjeç, t’iu ndalohet qasja në rrjete sociale

Zyrtarët në Bruksel, kanë kërkuar nga drejtuesit e rrjeteve sociale, të ngritin limitin e moshës, nga 13 në 16-vjeç, tek rrjetet që përmbajnë të dhëna personale.

Sipas ndalesës së re, fëmijët duhet të kërkojnë lejen e prindit, para se të hapin llogari në rrjetin social.

Mirëpo, ka frikë se shumica e të rinjve, thjeshtë do të gënjejnë për moshën, duke dhënë shifra të rrejshme.

Duke bazuar në ligjet amerikane dhe evropiane, Facebook, Twitter, Instagram dhe SnapChat, e kanë caktuar moshën minimale, që është 13-vjeç.

Por, del se shumë të rinj e ndryshojnë moshën, vetëm që të kenë një llogari në këto rrjete, transmeton Telegrafi.

Për këtë shkak, organizata Diana Award që merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kërkon që të rritet mosha minimale.

Ngacmimet seksuale dhe përmbajtja joadekuate, janë shkaktarët kryesor, që kërkohet leja e prindit apo kujdestarit, që të rinjtë nën 16-vjeç, të hynë në rrjete sociale. /Telegrafi/
 

Exit mobile version