Telegrafi

BE gjobit Microsoft me 731 milionë dollarë

Kjo gjobë mund të shihet si një paralajmërim për kompanitë e tjera të teknologjisë, të cilat janë përfshira në mosmarrëveshje apo çështje mosbesimi me BE-në.

Në vendimin e saj, BE thotë se kompania amerikane ka thyer përkushtimin dhe detyrimet e saj ligjore të bërë në vitin 2009 për tu siguruar përdoruesve të saj një zgjedhje për shfletuesit e internetit, në vend  të imponimit për të përdorur produktin e saj, Internet Explorer.

Gjoba e së mërkurës ndaj Microsoft është e para nga Komisioni Evropian, e cila dënon një kompani për  mos-pajtueshmëri lidhur me zotimet e dhëna.

Microsoft mund të ishte gjobitur deri në 10 për qind të vlerës së qarkullimit vjetor të kompanisë, një shumë massive që arrin në 7.9 miliardë dollarë. / Telegrafi /