Telegrafi

BE e interesuar ta globalizojë qeverisjen e internetit

Shtylla ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian do të propozojë të mërkurën miratimin e "hapave dhe veprimeve konkrete" për globalizimin e funksioneve thelbësore të ueb-it, duke përfshirë caktimin e të ashtuquajturave “domaine të nivelit të lartë”, të tilla si ". Com" ose ". Org "- të cilat janë të lidhura në mënyrë kontraktuale me qeverinë amerikane. 

"Përgjimet masive dhe aktivitetet inteligjente kanë kontribuar në humbje të besimit në internet dhe aranzhimet aktuale të qeverisjes së internetit” thuhet në një dokument sekret të BE-së, të cilën e posedon gazeta The Wall Street Journal.

Propozimi i BE-së bazohet në presionet e vazhdueshme të autoriteteve evropiane të bëra në vitet e fundit për të përshpejtuar ndërkombëtarizimin e qeverisjes së internetit.

I njëjti gjithashtu synon pozicionimin e bllokut si një ndërmjetësues kryesor në bisedimet e ardhshme mbi rregullat teknike që e rregullojnë internetin – tejkalimit të hendekut në mes SHBA-ve dhe vendeve të tilla si Rusia dhe Kina, të cilat kërkojnë më shumë kontroll të qeverisë në ueb, thuhet në raportin e gazetës prestigjioze.

"Interneti duhet të mbetet një dhe i hapur, i lirë, një rrjet i pandarë i rrjeteve, dhe t’i nënshtrohet të njëjtave ligje dhe normave që zbatohen në fushat e tjera të jetës sonë të përditshme"thuhet sipas dokumentit dhe propozimit të BE-së. "Qeverisja e internetit duhet të bazohet në një model gjithëpërfshirës, transparent dhe përgjegjës të shumë palëve të interesuara." / Telegrafi /