Telegrafi

BBC, rival i ri i Netflix dhe Amazon Prime?

BBC po i shqyrton mundësitë e lansimit të një shërbimi të ngjashëm me atë të Netflix dhe Amazon Prime, pasi morri dritën e gjelbërt për fillimin e një projekti të tillë.

BBC iPlayer tashmë funksionon si një shërbim online, por përmbajtja në këtë shërbim nuk është në dispozicion 30 ditë pas transmetimit fillestar.

Ky shërbim i ri do të ndryshojë në këtë përmbajtje dhe do të mbetet në dispozicion edhe pas kalmit të afatit 30-ditor.

Shërbimi i ri i BBC gjithashtu do të jetë një shërbim edhe me pagesë, për dallim nga iPlayer që është në dispozicion për të gjithë qytetarët në Britani të Madhe pavarësisht nëse ata paguajnë për një licencë televizive apo jo.

BBC ka qenë në bisedime me partnerët e mundshëm, duke përfshirë  ITV dhe NBC Universal, që tregon se edhe përmbajtja jo-origjinale e BBC mund të bëjë rrugën e saj drejt shërbimit të ri.