Telegrafi

Bazuar në statistika, Kane e Vardy nuk kanë vend në formacionin e vitit të Ligës Premier! (Foto)

Ekipi i Vitit i Ligës Premier pak a shumë po dizajnohet, ku dominojnë futbollistët e Leicester Cityt dhe Tottenham Hotspurs.

Por, bazuar në statistikat e deri tanishme, megjithatë 11-shja më e mirë e sezonit duket tepër ndryshe.

Një ndër portalet sportive që merret me mbledhjen e statistikave të lojtarëve, Whoscored.com kanë përdorur analiza e tyre për të krijuar formacionin, ku Harry Kane dhe Jamie Vardy nuk kanë gjetur vend para Mesut Ozilit dhe Dimitri Payetit.

Portieri Heurelho Gomes i Watfordit del të jetë më i mirë se David De Gea i Manchester Unitedit. /Telegrafi/