Telegrafi

Bazat ajrore dhe selia e shërbimit sekret izraelit, ishin ndër shënjestrat e para të iranianëve

Sky News ka arritur të identifikojë të paktën shtatë lokacione në Izrael, që janë goditur me raketa iraniane gjatë mbrëmjes së kaluar.

Në këtë lokacione përfshihen dy baza ushtarake ajrore, oborri i një shkollë dhe dy tjera në afërsi të selisë së shërbimit sekret izraelit Mossad.

E zona civile më e prekur nga këto sulme ishte pjesa veriore e Tel Avivit, transmeton Telegrafi.

Në këtë fazë akoma nuk dihet nëse shkatërrimi është shkaktuar nga raketat iraniane apo fragmente të tyre që janë shkatërruar nga mbrojtja kundërajrore.

Në të paktën një lokacion, është krijuar një krater i madh në tokë në afërsi të shkollës Shalhavot Chabad në Geder. /Telegrafi/